LajmeRajon

Digjet fabrika e bojave bllokohet aksi Durës – Tiranë

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Në një reagim për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë po ashtu se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!”, thuhet në reagim./tvklan.al


Related Articles

Back to top button
Close
Close