LajmeTurizëm

Është hapur vetëm dy vite më parë: Hoteli më i mirë në botë për vitin 2023

Ka kaq shumë hotele interesante dhe të bukur në botë, saqë ne besojmë se është e vështirë të zgjedhësh një që është më i miri, por ne kemi ende një fitues për këtë vit.

Në faqen e internetit të The World’s 50 Best Hotels, është përpiluar një listë me 50 hotelet më të mira, të votuara nga gazetarë, hotelierë dhe turistë.

Ka hotele nga e gjithë bota, por fitues është Passalacqua, i cili ndodhet në brigjet e liqenit Como në Itali, transmeton Telegrafi.

Hoteli ndodhet në një vilë të shekullit të 18-të, ka një pamje të bukur të këtij liqeni të famshëm dhe, përveç luksit, sjell edhe qetësi të plotë, sepse ka vetëm 24 dhoma për mysafirë.

Ato janë të ndara në tri ndërtesa – vila kryesore, Palazz me tetë dhoma (ish stallat) dhe Casa al Lago me katër dhoma, e vendosur mu afër liqenit.

Hoteli është plot me detaje ekstravagante dhe autentike dhe siç pritej qëndrimi atje nuk është aspak i lirë, pasi opsioni më i lirë është nga 1215 euro e më lart.

Vihet në pah një meny interesante e përbërë nga produkte vendase dhe të freskëta, si dhe një kurs për përgatitjen e akullores, dhe duhet theksuar se ky hotel është hapur vetëm dy vite më parë.

Ja si duket lista e 10 hoteleve më të mira në botë për vitin 2023:

Taboola

Passalacqua – Moltrasio, Itali

Rosewood – Hong Kong, Kinë

Four Seasons Bangkok në lumin Chao Phraya – Bangkok, Tajlandë

The Upper House – Hong Kong

Aman – Tokio, Japoni

La Mamounia – Marrakech, Marok

Soneva Fushi – Maldive

One&Only Mandarina – Puerto Vallarta, Meksikë

Four Seasons Firenze – Firence, Itali

Mandarin Oriental – Bangkok, Tajlandë

Related Articles

Back to top button
Close
Close