LajmeMaqedoniTopLajm

Inaugurohet lapidari i atdhetarit Lezam Ramadani (FOTO)

Inaugurohet lapidari i atdhetarit Lezam Ramadani

Nesër, në ora 14, në fshatin Vicë të Tetovës do të inaugurohet lapidari i atdhetarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Lezam Ramadani i njohur gjerësisht me emrin La Xam.

Lezam Ramadani – La Xam mbetet në kujtimet e gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) si gjatë luftës së Kosovës, Preshevës ashtu edhe gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

Përveç kontributit të tij si pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë, shtëpia e tij që nga vitet e ’90-ta, ka qenë vendqëndrim dhe urë lidhëse për të gjithë veprimtarët dhe luftëtarët, ndërsa ka ndihmuar në pjesën e logjistikës për luftëtarët andej kufireve shqiptaro-shqiptare, si dhe strehimin e ushtarëve dhe përcjelljen e tyre nga një front në një tjetër.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close