
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi ka pulikuar një videopamje nga rruga për në fshatin Vicë e cila ende nuk është asfaltuar edhe pse kjo rrugë u reklamua nga ana e komunës së Tetovës madje duke e sjellur edhe kryeministrin Kurti për të parë këtë investim.
Por këshilltari Disha në videon e publikuar thekson se rruga ende nuk është asfaltuar dhe se banorët e këtij fshati po terorizohen për të kaluar atë rrugë madje duke pasur parsyshë se po futemi në sezonin vjeshtë dimër dhe kjo rrugë do të bëhet krejtsisht e pakalueshme.Top24



