LajmeMaqedoniTopLajm

Azir Aliu: Me krijimin e Agjencisë Digjitale,ne përcaktojmë vizionin për t’u bërë shtet anëtar i BE

Azir Aliu, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë sot në klubin e deputetëve, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë njëherësh dhe kryetare e Këshillit kombëtar për transformimin digjital të shoqërisë, Sllavica Gërkovska dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar ku diskutuan për digjitalizimin dhe ligjin e sigurisë kibernetike dhe transformimin digjital e cila është përgaditur dhe vendosur në ENER për konslutim publik.

“Teknologjia është e ardhmja e zhvillimit ekonomik botëror.Misioni ynë ështa ta përdorim si instrument për mirëqeverisje dhe për të krijuar mundësi zhvillimi për gjeneratën e ardhshme.

“Përmes krijimit të Agjencisë Digjitale, ne përcaktojmë
vizionin dhe vullnetin tonë për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian, sepse Maqedonia e Veriut, ashtu si Evropa dhe e gjithë bota, po e përqafon këtë revolucion digjital duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset.

Duke i falenderuar të gjithë aktorët që kontribuan në hartimin e këtij
ligji bashkëpuntorët që na mbështesin në nismat tona për një qeverisje të mirë.
Dëshiroj
t’ju ftoj të gjithëve të angazhohemi më fort së bashku për një realizim të suksesshem të
objektivave të këtij ligji dhe jo vetëm” deklaroi ministri Aliu

Related Articles

Back to top button
Close
Close