Një amerikane dhe dy rusë së bashku në hapësirë

Ndonëse marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë në pikën më të ulët, bashkëpunimi vijon në hapësirë
Politika nuk i ka ndarë austronautët rusë dhe amerikanë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Një amerikane dhe dy rusë kanë fluturuar drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me një anije kozmike ruse.
Astronautja amerikane e NASA-s, Loral O’Hara, dhe dy kozmonautët rusë, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u nisën nga Kazakistani dhe u ulën në stacionin hapësinor pas tri orëve fluturim. O’Hara do të kalojë gjashtë muaj atje, ndërsa Kononenko dhe Chub do të qëndrojnë një vit.
Në fund të qëndrimit të tij njëvjeçar, Kononenko do ta vendosë një rekord të ri për kohën më të madhe të kaluar në hapësirë, më shumë se njëmijë ditë.
Uashingtoni dhe Moska e kanë ruajtur bashkëpunimin hapësinor, megjithëse marrëdhëniet mes tyre, prekën pikën më të ulët në dekadat e fundit për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithëse, zyrtarët e lartë në Moskë ishin shprehur se do të ndërprisnin bashkëpunimin me SHBA-në në hapësirë, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”, e cila citon kreun e agjenicisë ruse të hapsirës “Roscosmos”, Yuri Borisov bën me dije se Moska është duke u përgatitur një marrëveshje e re për të lejuar fluturimet e përbashkëta që të vazhdojnë në 2024 dhe 2025.



