LajmeSport

Sulmuesin gjerman Julian Draxler firmosin me Al Ahli te arabët

Julian Draxler është shndërruar në lojtarin më të ri të Al Ahli në Arabinë Saudite. Sulmuesi së fundmi ishte në huazim te Benfica ndërsa kartoni i tij ishte në pronësi të Paris Saint-Germain.

Por, i mbetur jashtë planeve të francezëve, 29-vjeçari mundi të gjente një tjetër destinacion dhe iu bashkohet kështu lojtarëve të shumtë nga Europa që u transferuan këtë merkato në Arabinë Saudite.

Draxler firmosi një kontratë deri në vitin 2025 me Al Ahli. Këta të fundit ishin tejet aktivë në këtë dritare të transferimeve duke qenë se u forcuan me Edouard Mendy, Ibanez, Demiral, Kessie, Gabri Veiga, Firmino, Mahrez apo edhe Saint-Maximin Allan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close