Ministri i Drejtësisë Krenar Loga është lutur 3 muaj për të firmosur ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat ndër të tjera u ulën dënimet për veprat e “shpërdorimit të pozitës zyrtare” dhe “shoqërimit kriminal” me të cilat shumë procedura do të vjetrohen ndaj ish-zyrtarëve politike, shkruan e përjavshmja “Fokus”.
Fokus shkruan se presidentit Stevo Pendarovski i ishte ofruar falja e Gruevskit në rastet kur ai ishte dënuar, por ai ka refuzuar një opsion të tillë. Më pas kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka filluar të zbatojë planin për shpëtimin e Gruevskit, në këmbim të ndihmës për ndryshime kushtetuese, por edhe për shkaktimin e problemeve në VMRO-DPMNE


