Komisioni Evropian e shprehu shqetësimin e tij se disa nga ndryshimet të cilat u bënë në Kodin Penal bartin rrezik të uljes së mosndëshkimit, u përgjigj ambasadori evropian Dejvid Gir në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.
Siç ka theksuar, Komisioni Evropian sërish ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e flamurit evropian, që të mundet të mbrohet miratimi i ndonjë ligji.
“Komisioni Evropian përkujtoi në rëndësinë e sundimit të së drejtës në vetë vendin, që ka të bëjë në vetë parimin e mosndëshkimit, në fakt veprat penale që lidhen me atë duhet të adresohen në mënyrën e duhur”, theksoi Giri.


