LajmeMaqedoniTopLajm

Azir Aliu pret ambasadoren Veronique Hulman Marti: Bashkëpunim i mirërpritur me Zvicrën

Tranformimi digjital, reformat në administratën publike, korupsioni, inovacioni dhe bashkëpunimi kanë qenë në fokus të takimit të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, Veronique Hulman Marti.
Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e teknologjisë dhe digjitalizimit, për të zgjidhur sfidat dhe për të krijuar mundësi të reja.

“Kënaqësi të mirëprisja ambasadoren Zvicrës në Shkup, Veronique Hulman Marti, me të cilën diskutuam mbi mundësitë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. E njoha me projektet që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë po ndërmerr në sektorin e digjitalizimit me qëllim për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët, për reformat në administratën publike si dhe transparencën me të madhe të institucioneve.

Diskutuam gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në projekte që përmirësojnë infrastrukturën teknologjike në nivel lokal dhe qëndror.

Bashkëpunimi i ngushtë me Zvicrën do të ndihmojë në përmirësimin e transformimit digjital në Maqedoninë e Veriut dhe në koordinimin e veprimeve në nivel lokal dhe qendror për të arritur qëllimet e përcaktuara në këtë fushë, ky hap që do nxisë lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë”- deklaroi ministri Aliu.

Bashkëpunimi në transformimin digjital është një sfidë komplekse, por shumë e rëndësishme për të arritur përparimin dhe përmirësimin e shoqërisë dhe ekonomisë në epokën digjitale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close