
Këshilltari i vetëm i Alternativës në komunën e Tetovës, Faton Selami përmes një postimi ka reaguar ndaj Dritan Bexhetit i cili sot e pyeti këshilltarin Selami se cila është më me peshë interesi personal apo besimi i votuesve të AAA-së, shkruan Top24
Selami në reagimin e tij shkruan:
Në një postim të tijin në Fejsbuk më paska apostrofuar ish anëtari dhe ish kryetari i Degës së Alternativës në Tetovë me një pyetje provokuese në lidhje me motivet e arritjes së marrëveshjes për koalicion lokal me Lëvizjen Besa dhe të partisë së cilës i takoj dhe e respektoj – Alternativës.
Edhe pse nuk ja vlen që të komentohen insinuatat e këtilla të personit në fjalë, për hir të së kaluarës së përbashkët, po i përgjigjem se koalicioni është arritur që të mbrohen interesat e qytetarëve të Tetovës, votuesve të Alternativës si dhe anëtarësisë së Degës së Alternativës në Tetovë, duke artikuluar kërkesat e tyre tashmë si pjesë e shumicës në Këshillin Komunal.
Të gjithë ato që më njohin dhe që kanë bashkëpunuar me mua, e dinë mirë se unë asnjëherë nuk kam vendosur dhe nuk do të vendosi interesat personale para atyre grupore, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me të mirën e qytetarëve ose me funksionimin e organizatës tonë politike.
Të njëjtën gjë me plot bindje mund ta them edhe për strukturën udhëheqëse të partisë Alternativa si dhe për strukturën e partisë tonë në Tetovë dhe anekënd vendit të cilat nuk ranë pre e veprimeve përçarëse të individëve të cilët më nuk janë pjesë e radhëve tona.
Ndërkaq, se kush për çfarë interesash ka punuar dhe punon, dëshmi janë raportimet e mediumeve për lëndët e hapura nga organet hetuese për punën e tij si ish drejtor i Fondit Pensional, ndërsa kanë të bëjnë me malverzime financiare që kan ndodhur derisa ai ka qenë drejtor aty.
Fundja, nëse dëshiron ta dish se sa vlen, shih se kush të shan. Të faleminderit Dritan që na shan! Kështu e bëjmë dallimin!
Mr. Faton Selami, këshilltar nga radhët e Alternativës
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02VRXWy8CCZXiB1w9SKNb7r2Bbo3r6raMyLy5Kaz3MS7pQKfbX5a5VgjBUrjYx1J5kl&id=1338524509&mibextid=Nif5oz



