LajmeMaqedoniTopLajm

Ndryshimet e Кodit Penal po analizohen në Bruksel/ Ambasadori Gir nuk komenton, thotë se së shpejti do të ketë përgjigje

Ambasadori i Bashkimit Europian në RMV, Djevid Gir, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal që në mënyrë eksprese u bënë në Kuvend. Ai shkurt tregoi se kjo çështje po analizohet në Bruksel, përfshirë edhe përdorimin e flamurit europian mbi ndryshimet ligjore, dhe se së shpejti do të ketë përgjigje për këto çështje.

“Si e komentoni ndryshimet në Kodin Penal këtu në Maqedoni?

-Mendoj se kjo për momentin po analizohet nga kolegët tanë në Bruksel dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të ketë një përgjigje për këtë çështje.

-Po cili do të ishte komenti juaj për procedurën me përdorimin e flamurit europian?

-Për të dyja pyetjet jam i sigurt se do të ketë përgjigje së shpejti nga Bruskeli.”- tha Gir. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close