
Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot ka vizituar ISHP Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare “Shën Panteleimon” Shkup ku ka takuar specializantët e rinj të stomatologjisë për të cilët Mexhiti thekson se ërparimi i punonjësve të rinj shëndetësorë nënkupton edhe potencial për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, shkruan Top24
Diskutuam rëndësinë e shëndetit oral dhe ndikimin e tij vendimtar në shëndetin e përgjithshëm të pacientëve.
Me kënaqësi i njoftova investimet e reja në kujdesin shëndetësor dentar në vend, duke përfshirë edhe sallën e re bashkëkohore për operacione, që së shpejti do të vihet në përdorim.



