LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti për 11 Shtatorin: Ky akt i kobshëm lëkundi themelet e vlerave demokratike të mbarë botës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar 11 Shtatorin e sulmeve teroriste në SHBA ku jetën e humbën më shumë se 3000 njerëzve të pafajshëm të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare, shkruan Top24

Bota mbarë përkujton sot një nga episodet më tragjike që ka përjetuar në historinë e saj, 22 vjetorin e sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mori jetën rreth 3000 njerëzve të pafajshëm të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.
Ky akt i kobshëm lëkundi themelet e vlerave demokratike të mbarë botës dhe zgjoi ndërgjegjen e bashkëveprimit botëror kundër të keqes.
Le të përkujtohet gjithmonë ai çast tragjik, le të nderohet kujtimi për viktimat që kurrë të mos lejojmë të përsëritet sërish.

Related Articles

Back to top button
Close
Close