
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar ngjarjet e 11 Shtatorit në SHBA ku para njëzet vitesh u sulmuan kullat binjake ndërsa jetën e humbën qindra të pafajshëm, shkruan Top24
Kujtojmë një ngjarje që ka ndodhur në SHBA në 2001-in, në këtë datë. Nga çmenduria e pak njerëzëve, humbën jetën shumë të tjerë të pafajshëm! Megjithëse të goditur fortë, bashkëpatriotët e Abraham Lincoln-it dhe Joe Biden-it arritën të ngriheshin mbi dhimbjen dhe të triumfonin mbi krimin dhe urrejten! Qoftë ky një leksion i madh për të gjithë ata janë të goditur, dhe qoftë i Përjetshëm Kujtimi i viktimave!



