
Ikaria në Greqi, është një nga zonat në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja. Banorët flenë shpesh, pinë çaj bimor dhe vlerësojnë familjen.
Sipas Business Insider, Ikaria, e vendosur në detin Egje, është një nga ishujt e shumtë të Greqisë.
Dhe ajo që e veçon këtë rajon është se sa jetojnë banorët e tij.
Siç thuhet në shkrimin e BI, i njohur si ishulli i jetëgjatësisë, një në tre banorë të tij arrin në të 90-at dhe shkalla e demencës dhe disa sëmundjeve të tjera kronike janë shumë të ulëta, sipas faqes së internetit “Blue Zones”.
Ishulli është një nga pesë “Zonat Blu” në botë, të cilat janë rajone të botës ku njerëzit jetojnë rregullisht rreth një dekadë më shumë se mesatarja e SHBA-së ose e Evropës Perëndimore. Top24



