KurioziteteLajme

A e dini pse ju rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi qëndroni nën ujë për një kohë

Gishtërinjtë e njeriut nuk rrudhen pse ‘thithin’ ujë. Lëkura është e atillë që mund ta largojë sasinë më të madhe të ujit me të cilin ‘ka kontakt’ nga jashtë.

Nëse gishtat tuaj do të absorbonin sasi të konsiderueshme të ujit pas qëndrimit tuaj në pishinë ose banjë për disa minuta, atëherë ata do të fryheshin në forma të rrumbullakta, çka realisht është e kundërta me rrudhjen e tyre. Rrudhja në të vërtetë shkaktohet nga pakësimi i lëngut brenda majave të gishtave tuaj.

Si mund të shpjegohet lidhshmëria me pakësimin e lëngut të brendshëm pas ekspozimit të lëkurës ndaj ndonjë lëngu të jashtëm? Shikuar nga perspektiva fizike, ky efekt duket paradoksal. Përgjigja për këtë pyetje është më shumë një përgjigje aktive biologjike, sesa ndonjë efekt fizik pasiv. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close