
Në spitalin e qytetit “8 Shtatori” sot u lëshuan në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji ndërhyrëse. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se po krijohen kushte për intervenime më bashkëkohore për pacientët në mbarë vendin,shkruan Top24.
“I lëshojmë në përdorim pajisjet më bashkëkohore në tre salla për kardiologji dhe radiologji intervenuese me dhjetë aparate. Bëhet fjalë për pajisje më bashkëkohore, një pjesë e aparaturës është instaluar këtu për herë të parë në vend dhe nuk ekziston në asnjë objekt tjetër shëndetësor publik dhe i ndihmon si pacientët e kardiologjisë ashtu edhe pacientët nga repartet tjera”, tha Kovaçevski.




