LajmeShowbiz

Al Pacino ndahet nga e dashura 29-vjeçare, vetëm tre muaj pasi u bë babai i një djali…

Al Pacino dhe e dashura e tij, Noor Alifallah, i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe 29-vjeçarja, ka paraqitur kërkesën për kujdestarinë e djalt 3-muajsh, Roman Alifallah Pacino.

Alfallah, 29-vjeç, paraqiti dokumentet ligjore në Los Anxhelos, duke kërkuar kujdestarinë e plotë të foshnjës, duke shtuar se ajo do që aktori 83-vjeçar të ketë vetëm vizita të arsyeshme, raportoi “The Blast”, të mërkurën, pas shqyrtimit të dokumenteve ligjore.

Pacino dhe Alfallah kanë nisur romancën e tyre që prej muajit prill të vitit 2022 dhe më 6 qershor mirëpritën ardhjen në jetë të djalit të tyre në “Cedar’s Sinai Hospital” në Los Anxhelos.

Protagonisti i filmit “Scarface” është gjithashtu babai i tre fëmijëve me dy gra të ndryshme. Ai ky dy fëmijë binjakë, Olivia Pacino dhe Anton James Pacino, 22-vjeç, me Beverly D’Angelo dhe Julie Pacino 33-vjec me Jan Tarrant.

Sipas gazetës, Alfallah i ka kërkuar gjykatës se ishte e gatshme t’i jepte yllit veteran të filmit, kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre të vogël, gjë që do t’i jepte atij një zë mbi çështjet lidhur me arsimin, fenë, trajtimin mjekësor dhe shumë të tjera.

Në dosjen e saj ligjore, Alfallah futi një dokument të titulluar ‘deklarata vullnetare e prindërimit’, të cilin ajo dhe Pacino e nënshkruan gjashtë ditë pasi ata mirëpritën djalin e tyre. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close