LajmeMaqedoni

Komuna e Bogovinës furnizohet me një kamion kundër zjarrit

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka njoftuar sekomuna e Bogovinës është furnizuar me një kamion kundër zjarrit dhe i njejti do të shfrytëzohet nga ana e Njësinë territoriale kundër zjarreve që tashmë po ndërtohet në vendbanimin Gradec dhe do të jetë në dispozicion për komunat rurale në këtë rajon me qëllim të lehtësimit të punës, shkruan Top24

Kënaqësi që të njoftoj banorët e komunës së Bogovinës se nga sot jemi furnizuar me një kamion special kundër zjarreve.
Mjeti zjarrfikës do të vendoset në dispozicion në Njësinë territoriale kundër zjarreve që tashmë po ndërtohet në vendbanimin Gradec dhe do të jetë në dispozicion për komunat rurale në këtë rajon me qëllim të lehtësimit të punës.
Falenderoj të gjithë ata që kontribuan për furnizimin me mjetin kundër zjarreve që ishte planifikuar në si pjesë e programit IPA-Cross Border “Fireshield” që është financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close