BotaLajme

Polonia nis bisedimet me SHBA-të për blerjen e 96 helikopterëve Apache

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak njoftoi se me SHBA-në kanë filluar bisedimet lidhur me çmimin për blerjen e 96 helikopterëve Apache.

Në një postim nga llogaria e tij X, Blaszczak informoi se Kongresi Amerikan ka miratuar shitjen e pajisjeve ushtarake në fjalë ndaj Polonisë.

“Kemi marrë miratimin e Kongresit Amerikan për shitjen e 96 helikopterëve Apache Polonisë së bashku me radarët dhe armët. Po fillojmë bisedimet për çmimet”, tha Blaszczak duke potencuar miratimin e Kongresit të SHBA-së.

Ai vuri në dukje se ushtria e SHBA-së do të sigurojë për Poloninë helikopterë Apache nga rezervat e saj deri në përfundimin e procedurave dhe deri sa Polonisë t’i dorëzohen helikopterët që do furnizohet.

Qeveria e Polonisë vendosi të blejë helikopterët Apache në fjalë, vitin e kaluar si pjesë e hapave të saj për të forcuar ushtrinë e vendit pas luftës Rusi-Ukrainë./Anadolu

Related Articles

Back to top button
Close
Close