KulturëLajmeMaqedoni

Valmir Aziri në Tiran prezanton ekspoziten “Ad astra, Tirana-edition” (FOTO)

Piktori nga Tetova, Valmir Aziri dje në Tiranë para artdashësve shqiptarë ka hapur ekspozitën e dytë ndërkombëtare “Ad astra, Tirana-edition” në hapsirat e Qendrës për Kulturë të RMV në Tiranë, shkruan Top24

Dje në Qendrën për Kulturë të RMV- së në Tiranë u hap ekspozita ime ndërkombëtare “Ad astra, Tirana-edition” ku pata kënaqësi të ndajë në shenjë mirënjohje dy piktura për dy personalitete që kanë dhënë kontribut në ngritjen e institucioneve tona në RMV: profesoreshën universitare Zana Shuteriqi dhe maestro Zhani Cikon!
Përulje për nderin e madh që më bënë ajka e kulturës shqiptare me personalitete të shquara në mesin e të cilëve akademikët Pëllumb Xhufi e Neritan Ceka, nderi i kombit Thoma Thomai, artisti i popullit Naxhi Bakalli, artistja e merituar Edit Mihali, mjeshtrja e madhe Suzana Turku, dirigjenti Ermir Dizdari, zëdhënsi i Akademisë sê Shkencave të Shqipërisë z, Dorian Koçi, drejtori i Teatrit Kombëtarë Altin Basha, drejtor i Teatrit eksperimental Gjergj Prevazi, drejtori i Galerisë në Tetovë Ilir Kurtishi, drejtori i Ansamblit të këngëve e valleve popullore në RMV Shkodran Tolaj, studiuesit Shaqir Rexhvelaj e Fitim Çaushi, mjeshtrit e valles popullore Lili Cingu e Genc Prevazi, miqtë e teatrit Sokol Angjeli e Ilir Harxhi, mjeshtrja e veshjeve popullore Edlira Sula, e shumë mysafir e artëdashës!
Dua të falemnderoj mediat për prezencën dhe interesimin e madh: TVSH, News 24, Top chanel dhe në veçanti moderatoren e njohur Suela Demiri për prezantimin e shkëlqyeshëm! Një falemenderim për drejtorin e Qendrës për Kulturë në Tiranë Zllatko Origjanski dhe falemenderimi më i madh i takon mikeshës sime, profesoreshës dhe artistes Besiana Mehmedi për të cilën u shpreha publikisht që nëse ekspozita ishte e imja- sebepi përse jemi kaq shumë sonte prezent i takon asaj!
Falemenderime dhe përkulje për këtë mbrëmje e sukses të jashtëzakonshëm!

Related Articles

Back to top button
Close
Close