
Pas lajmit në media se nxënësit shqiptarë të Velesit nuk janë pranuar në gjimnazin “Koço Racin” në Veles, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi ka njoftuar se ky problem është zgjidhur shkruan Top24
Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, po unë dhe kabineti im kemi faj.



