
Ministri i drejtësisë së RMV, Krenar Lloga gjatë vizitës që po zhvillon në Bosnje dhe Hercegovinë ka takuar ministrin e drejtësisë së Bosnje Hercegovinës, Davor Bunoza me të cilin biseduan për sfidat e përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve shkruan Top24.
“Diskutuam për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit në gjyqësor, dhe arritëm në konkludim se të dy vendet po përballen me probleme të natyrës së ngjashme.
Vëmendje të veçantë iu kushtua digjitalizimit të gjyqësorit, ku kolegu Bunoza na njoftoi lidhur me sistemin CMS me të cilin në mënyrë shumë të suksesshme punojnë gjykatat. Me këtë vërtetohet që tek ata digjitalizimi i gjyqësorit është më i zhvilluar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim poashtu u theksua se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se do të vazhdojnë me bashkëpunim edhe në të ardhmen.” tha ministri drejtësisë Krenar Lloga.
Lloga dhe Bunoza u dakorduan se rruga e vetme për progres dhe arritjen e të gjitha qëllimeve për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.



