
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 4 shtator do të nisë vizitën e saj dyditore në Shqipëri. Ajo ku fillimisht do të pritet nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj.
Përveç Begajt, Osmani do të ketë takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama, i cili do të mbahet më 4 shtator.
Pas këtij takimi do të ketë edhe një takim mes delegacionit të Osmanit e atij të Ramës.
E para e shtetit takim do të ketë edhe me kryetaren e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.Top24



