
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në vizitë në Kosovë sot për arsye shëndetësore të babait të tij, kjo vizitë i është aprovuar nga Gjykata Speciale.
Sipas disa fotografive shihen një numëri konsiderueshëm forcash policore të Bashkimit Evropian jashtë shtëpisë së ish-presidentit Thaçi, në Burojë të Skenderajt
Vizita është lejuar nga Gjykata Speciale “për arsye bindëse humanitare”. Siç mëson Nacionale, babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi, ka qëndruar për dhjetë ditë në Spital.
Kjo është hera e dytë që ish-Presidenti vjen në Kosovë, qysh nga arrestitmi i tij. Edhe herën e parë Gjykata ia kishte aprovuar vizitën ditore Thaçit.
Vizita e parë e Thaçit: kërkoi vizitë 4-ditore te nëna e sëmurë, Gjykata Speciale ia aprovoi vetëm për një ditë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe më parë ka vizituar Kosovën. Kjo për ta vizituar nënën e tij të sëmurë.
Megjithatë, Gjykata Speciale doli se nuk ia ka aprovuar tërësisht kërkesën siç e ka bërë mbrojtja e Thaçit. Kjo pasi ky i fundit kishte kërkuar që vizita në Kosovë të jetë për 4 ditë, kurse trupi gjykues ia ka aprovuar vetëm për një ditë.
Kjo ishte bërë e ditur në një parashtrim të Zyrës së Regjistrimit lidhur me kërkesën e Thaçit për ta vizituar nënën.
“Më 23 maj 2023, z. Thaçi ka dorëzuar një kërkesë për lirim të përkohshëm për arsye dhembshurie “për një periudhë prej katër (4) ditësh me qëllim që ta lejojë të vizitojë nënën e tij e cila është duke vuajtur nga një gjendje kritike mjekësore dhe t’i ofrojë ngushëllim babait të tij dhe anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes”, thuhet në këtë dokument të Zyrës së Regjistrimit.
Megjithatë, Zyra e Regjistrimit kishte dalur kundër kërkesës së Thaçit. Ata kanë propozuar që Thaçi ta vizitojë vetëm nënën e babain, dhe atë për një ditë.
Kjo pasi Zyra ka vlerësuar se Thaçi duke ditur emrat e dëshmitarëve, do të mund të rrezikonte ndonjë procedurë.
“Bazuar në informacionin që disponon Zyra e Regjistrimit në këtë moment, vlerësohet se rreziqet mund të zbuten siç duhet nga ekipi i transferimit, së bashku me partnerët e jashtëm, në këtë vendndodhje të vizitës së përgjithshme, nëse vizita është me kohëzgjatje të shkurtër dhe në kushte sekrete. Duke marrë parasysh burimet në dispozicion, kërkesat e transportit, kërkesat për sigurinë e misionit, dhe konsultimet e planifikimit me partnerët e jashtëm, Zyra e Regjistrimit vlerëson se një transferim i përkohshëm i z. Thaçi në Kosovë për një (1) ditë, [REDAKTUAR], do të ishte i realizueshëm, duke kuptuar që z. qëndrojnë në kujdestarinë e Dhomave të Specializuara gjatë gjithë kohës”, thuhet në këtë dokument.
Takimi Thaçit i ishte lejuar vetëm me nënë e babain e tij dhe asnjë personi tjetër.
“Duke marrë parasysh informacionin në seksionin e mëparshëm, duke përfshirë REDAKTUAR – si dhe REDAKTUAR – rekomandohet që vizita të bëhet vetëm me nënën dhe babanë e z. Thaçi. Duke kuptuar se [REDAKTUAR]. Nëse ky është rasti, nga Mbrojtja kërkohet të sigurojë [REDAKTUAR]. Nëse Paneli vendos të lejojë praninë e të tjerëve në banesë, ata gjithashtu do të duhet të identifikohen paraprakisht. Duke pasur parasysh rrethanat, Zyra e Regjistrimit do të kërkonte gjithashtu një pikë kontakti në ekipin e mbrojtjes për të koordinuar çdo vizitë të urdhëruar nga Paneli”, thuhet më tutje.
Dëshmitari i fundit deri tash, në gjyqin kundër Thaçit e të tjerëve u dëgjua në session privat
Gjykata Speciale u është rikthyer punimeve, për të dëgjuar dëshmitarit e tetëmbëdhjetë me rradhë, në rastin kundër ish Presidentit Hashim Thaçi e të tjerëve.
Me të filluar seanca, ku dëshminë e tij pritet ta jap dëshmitari i mbrojtur, i tetëmbëdhjeti me rradhë në këtë gjyq, sesioni u mbyll për publikun. Gjykatësi Charles Smithme të filluar të flasë, përmbajtja është redaktuar, për të vazhduar pastaj seanca në sesion privat.




