LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Fjala e dhënë është e shenjtë, Qeveria jep dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se edhe një premtim i madh është realizuar në tërësi, njofton Top24

Sipas Grubit, fjala e dhënë është e shenjtë. Ai nëpërmes një statusi në rrjetin social, “Facebook”, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është dhënë dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut në komunën e Butelit, të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë.

 

Grubi : “Një projekt shumë modern edukativo-arsimor me një kapacitet për 300 nxënës dhe me të gjitha elementet e nevojshme për funksionim, si në aspektin teknik ,ashtu edhe profesional. Me finalizimin e këtij projekti, gjeneratave të reja u ofrojmë kushte më të mira për mësim por njëkohësisht edhe lehtësojmë punën e prindërve të cilët më herët fëmijët i kanë dërguar në shkolla tjera më të aferta. Bashkë me Jetonin dhe kolegët ministra, punojmë që sistemi arsimor të vendoset në binarë të duhur”, ka shkruar Grubi. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close