LajmeMaqedoniTopLajm

FOTO/ Zeka takimin me kushërinj të Elezit e sheh si takim me aktivistë – bojkoton edhe dega e Tearcës

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zekirija Ibrahimi para disa ditëve ka qëndruar në Tearcë, ku ka realizuar takim me disa njerëz në këtë komunë. Takimin e ka realizuar nënkryetari i partisë Amir Elezi (ish drejtor i Spitalit të Tetovës), ku shihen edhe disa individë rreth tij.
Sipas fotos së publikuar nga kryetari i degës së Tearcës – Arian Hakiki, i cili është edhe djalë daje i Elezit, ajo që bie në sy është se Ibrahimi nuk është takuar me anëtarët e degës së Tearcës, por me kushërinj e Amir Elezit.
Sipas informatave brenda degës së Tearcës, thuhet se mbi 80% e aktivistëve janë larguar nga Alternativa, dhe në këtë “degë” formalisht kanë mbetur anëtarë djali dajës së Elezit, Arian Hakiki, djali i hallës, Artan Memishi, kushërinj dhe farefisi i afërt i Elezit. Gjithë të poshtë rrethuarit në foto janë kushërinj të Amir Elezit dhe jo anëtarët e kuvendarët e degës së Tearcës.
Mashtrimet me foto të Zeqirija Ibrahimit dhe shpurrës së tij po marrin fund.

Related Articles

Back to top button
Close
Close