LajmeMaqedoniTopLajm

Neziri: Komuna e Tearcës me plan aksional për të përmirësuar kushtet për mësim nëpër shkolla

Me qëllim të përmirësimit të kushteve për nxënësit e shkollave të komunës së Tearcës kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri përmes një njoftimi ka njoftuar se është përgaditur plan aksional për plan-aksional i aktiviteteve apo punëve të cilat duhet të kryhen në të ardhmen e afërt për të përmirësuar kushtet për mësim nëpër shkolla, shkruan Top24

“Në vazhdim do të hartohet plan-aksional i aktiviteteve apo punëve të cilat duhet të kryhen në të ardhmen e afërt për të përmirësuar kushtet për mësim nëpër shkolla.
Pas kësaj, do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera të nevojshme dhe obligative për ngritjen e cilësisë në arsim dhe rritjen e suksesit në mësime te nxënësit e shkollave të Кomunës së Tearcës.
Sektori për arsim në mbështetje të plotë nga Кryetari i Кomunës z.Nuhi Neziri do të mbeten të përkushtuar duke u kujdesur dhe punuar në fushën e arsimit dhe për shkollat e komunës në përgjithësi.” tha kryetari Neziri, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close