LajmeMaqedoni

Disha denoncon për rrugën 108: O bejeni si duhet o mos i mashtroni qytetarët

Këshilltari Liridon Disha nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim,ka denoncuar komunën e Tetovës për rugën 108.

Ditë më parë Kasami përuroi rrugën 108 si një nga investimet kapitale që lidh edhe me bulevardin e Ilindenit.

Pas dy ditëve kjo rrugë ka nisur të prishet dhe qytetarët në rrjetet sociale parashtrojnë edhe pyetje apo i bën Kasami asfaltin prej kartoni apo çka ndodh me këta rrugë që prishen menjëher, bashk me qytetarët ka reaguar edhe këshilltar Liridon Disha,shkruan Top24

 

Liridon Disha : Kjo është puna e Bilall Kasamit i cili për të krijuar percepsion se po punon për Tetovën i ‘asfalton’ rrugët pa projekt. Të nderuar bashkëqytetarë, asfaltimi i rrugëve bëhet me dy programe,

1. Me projekt të mirfilltë rrugor dhe

2. Me programin – MBUSHJA E GROPAVE.

Bilall Kasami të gjitha rrugët i asfalton me programin e dytë – mbushje gropash. Kjo i kushton Komunës 5 fish më shtrejnt se sa krijimi i projektit të mirfilltë. Programi i dytë (mbushja e gropave) nuk është program për asfaltim rrugësh, por për meremetim të rrugëve të dëmtuara. Konform kësaj, nëse shfrytëzohet ky program, Kryetarit të Komunës nuk i duhet as elaborat, as proektant e as procedura të mirfillta për lëshimin në përdorim të rrugëve. Për këtë arsye, ai e keqpërdor ligjin, në kurriz të taksave tuaja (paguan 5 fish më shtrejnt) dhe rrugët i asfalton si mos më keq sepse me këtë programë nuk ka MBIKQYRJE.

Dëshmia për këtë që e them është edhe rruga te Stacioni i Autobusave ku kompania e angazhuar për asfaltim, e ka mbuluar komplet shahtën e ujërave atmosferikë.

Mos u habisni kur e ftojnë në gjyq për kundërvajtje!!!

#TetovaTvajnEMadhe

Related Articles

Back to top button
Close
Close