Pse nuk shfaqet në terren si Angellovi? Maksuti: Nuk e shoh veten si yll në TV, punët flasin më shumë se reklama personale

Punët, ekipet dhe veprimtaritë tona flasin më shumë sesa një reklamë personale e dikujt, këtë e tha mes tjerash drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti i pyetur  se pse nuk është vazhdimisht në terren si drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov. Maksuti thotë se Angellov mendon se paraqitja në mediume është më efikase dhe ashtu vepron.

“Të gjitha ata që i Shihni në terren janë pjesë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Qendra për Menaxhim me Kriza është institucion që do të duhet të menaxhojë të gjitha këta. Unë nuk e shoh veten si yll i televizionit, nuk e shoh se duhet të bëjmë senzacion nga ajo që duhet të jemi prezent kudo qoftë, por duhet të jemi prezent me punët, ekipet, veprimtaritë tona”, tha Maksuti. Top24