
Raporti i Drejtorisë doganore për konfiskimet nga java e kaluar.
Në vendkalimin kufitar Tabanovcë në hyrje të vendit janë konfiskuar 422 copë makijazh në vlerë prej afro 190 mijë denarë, pasi ekipi operativ i ka zbuluar gjatë kontrollit të detajuar me skaner në një çantë të fshehur në kabinën e një automjeti mallrash me targa të Shtipit.
Në pikën kufitare Bllacë:
Në hyrje të vendit është regjistruar veturë me targa të Kërçovës e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Pasi i është përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar, ekipi mobil e ka përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të cilit në tri thasë të zinj janë gjetur 191 copë prodhime tekstili me vlerë të përgjithshme prej 137.711 denarë. Top24



