
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite në pjesët jugore do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.
Deri të hënën moti do të qëndrojë shumë i ngrohtë. Të hënën kah fundi i ditës dhe të martën pritet mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie.
Temperaturat ditore nga e marta do të ulen për disa gradë. Top24



