LajmeMaqedoniTopLajm

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,25% në raport me vendimin e datës 5.9.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,990 den/kg иdhe tani do të jetë 51,473 den/kg.

Nga data 13.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,236 %, te nafta për 2,617 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,786 % dhe te mazuti ulja është 3,266 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,848%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.9.2022.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close