
Përfaqësuesi i PDE, përmes një postimi ka pyetur me sarkazëm gazetarët “Sa shkolla fillore në Komunën e Çairit janë pa rrymë elektrike?” duke ironizuar me kreun e Çairit, Visar ganiun duke iu drejtuar se “u ashtu siç dinit të obligoni Drejtorët e shkollave fillore dhe çerdheve të marrin pjesë në promovimin e partiçkës suaj, mu ashtu duhet dhënë llogari për këtë nonsens të arsimit që ju e keni në kompetencë.” shkruan Top24
Një pyetje publike për gazetarët;
Sa shkolla fillore në Komunën e Çairit janë pa rrymë elektrike?
Dhe kur ta paramendoni se këta njerëz le që kanë hapur parti politike por edhe merren me tema rajonale.
Ore, paguani borgjet shkollave që të vijojnë mësimin nxënësit tani në shtator.
Leni përrallat. Mu ashtu siç dinit të obligoni Drejtorët e shkollave fillore dhe çerdheve të marrin pjesë në promovimin e partiçkës suaj, mu ashtu duhet dhënë llogari për këtë nonsens të arsimit që ju e keni në kompetencë.
Halli juaj “frymë e re”.
Halli juaj të merret me tema të mëdha.



