LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilltarët e BDI-së në Tetovë, ju drejtuan me kërkesë Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor

Pas ndotjes alarmante në qytetin e Tetovës pas djegies së deponisë në komunën e Brevenicës, grupi i këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës u është drejtuar me një kërkesë Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor që të merren masa ndërsa po ashtu ju kanë bërë thirje edhe qytetarëve që ti bashkangjiten kërkesës    ju me kërkesë  të ngjajshme, duke shtuar më tej se secili qytetar ka të drejtë në webfaqen e Inspektoratit Shtetëror të dërgojë Kërkesë/Denoncim për ndotje të ambijentit, shkruan Top24

Të nderuar Bashkëqytetarë,
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim sapo reaguan me kërkesë ndaj Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor që të merren masa. Ju lusim që kërkesës sonë t’i bashkangjiteni edhe ju me kërkesën e ngjajshme. Secili qytetar ka të drejtë në webfaqen e Inspektoratit Shtetëror të dërgojë Kërkesë/Denoncim për ndotje të ambijentit. Sa më shumë denoncime aq më mirë. Bashkangjituni në denoncimin tonë me qëllim që të aktualizohet dhe alarmohet sa më shumë Inspektorati në mënyrë që të merren masa sa më shpejtë.
Ju faleminderit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close