
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nuk ka informata të sakta nëse PDE-ja e Arjanit Hoxhës do të bëhet pjesë e Qeverisë, shkruan Top24. Taravari tha se nëse ka një gjë të tillë, Qeveria duhet të vendos bashkërisht.
“Këto informata unë i kam lexuar prej portaleve, nuk kam një informatë të saktë. Nëse ka Qeveria një strategji të tillë, besoj se do të bashkëbisedojmë dhe do të vendosim së bashku”, theksoi Taravari. Top24



