LajmeTopLajm

Tetovari Pëllumb Gurra dizajnoi interierin e Rolls-Royce: Mjaft krenar dhe i emocionuar për këtë arritje

Tetovari Pëllumb Gurra ka udhëhequr dizajnimin e brendshëm të makinës Rolls-Royce La Rose Noire. Ai në “LinkedIn” është shprehur mjaft krenar për këtë arritje të tij.

“Tepër krenar dhe i emocionuar për të ndarë Rolls-Royce La Rose Noire Droptail. Roadster i parë në epokën moderne të brendit, është mishërimi i dizajnit luksoz, inxhinierisë, mjeshtërisë dhe tregimit”.

“Pata privilegjin e madh të drejtoja dizajnin e interierit, duke shfaqur mjeshtëri të pashembullt në aplikimin e materialit, kompleksitetin gjeometrik dhe bukurinë kinematike, shumë prej të cilave janë të parat botërore në industrinë tonë dhe në sektorin më të gjerë të luksit”, ka shkruar Gurra, i cili është dizajner mjaft i suksesshëm dhe me karrierë të bujshme në fushën e dizajnit.

Nga viti 2007 Gurra ka punuar për ”Jones & Bowen”, kompani prestigjioze për prodhimin dhe shitjen e orëve dhe bizhuterive luksoze.

Më vonë Gurra ka punuar për kompaninë ”Lufthafen S.A.” ku ka qenë përgjegjës për dizajnimin e brendshëm të disa kazinove nëpër botë, pronë e të cilave është kompania ”Lufthafen S.A”.

Nga Prilli i viti 2011 e deri më prill të vitit 2014 ai është rikthyer në kompaninë”Jones & Bowen” për të punuar në produkte si Aston Martin, Vacheron Constantin, Colibri, Andrew Marc dhe Huyndai duke marrë disa çmime ndërkombëtare për dizajn. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close