BotaLajmeMoti

Vera s’ka mbaruar, një valë tjetër e të nxehtit të fortë drejt Evropës

Valë të mëdha, e madje edhe vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur gjatë kësaj vere jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, Meksikën, Evropën dhe Azinë.

Muaji korrik u cilësua si më i nxehti për disa vitet e fundit në Evropë, ku temperaturat shënuan rekorde. Një valë e re e nxehtësisë pritet të përfshijë pjesë të Evropës edhe javën e ardhshme.

 

Gushti 2023 do të përfundojë me një valë të nxehti të gjerë dhe afatgjatë në pjesën më të madhe të Evropës. Pasi Evropa Jugore kohët e fundit mposhti rekordet e saj të të gjitha kohërave me vapë përvëluese, një valë e re e fuqishme e të nxehtit do të intensifikohet këtë javë. Përhapet në Evropën Perëndimore dhe Qendrore gjatë fundjavës, duke arritur kulmin javën e ardhshme. Rajonet e para të prekura do të jenë Evropa perëndimore dhe jugperëndimore.

Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close