BotaLajme

Marrëveshja për grurin/ Turqia kërkon të bindë Rusinë, Ukrainën

Turqia po punon që të bindë Rusinë dhe Ukrainën për t’u ulur sërish bashkë dhe për të negociuar një marrëveshje të re për grurin.

Marrëveshja e kaluar garantoi që nga gushti 2022 deri në korrikun e këtij viti, nga Deti i Zi të kalojnë 33 milionë tonë grurë, pavarësisht luftës Rusi–Ukrainë.

Moska është tërhequr prej një muaji me justifikimin se nuk janë përmbushur kushtet e saj, si mundësimi i eksporteve të plehrave kimikë rusë dhe kryerja e pagesave në monedhën e përcaktuar.

Mësohet se ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të vizitojë Ukrainën javën e ardhshme, pasi Kievi ka propozuar një rrugë të re për transportin e produkteve bujqësore, që i shmang ujërat ndërkombëtarë.

Ministria jonë e Jashtme po punon për ta rikthyer marrëveshjen për grurin. Nuk ka një ftohje të marrëdhënieve ruso-turke. Nuk ka probleme mes presidentit [Vladimir] Putin dhe presidentit tonë [Recep Tayyip Erdogan], i cili është i vetmi lider shtetëror i NATO-s që mban një dialog direkt me të dy liderët e Rusisë dhe Ukrainës,” tha për CNN Turk, këshilltari i presidentit Erdogan.

Presidenti turk ka deklaruar se shpreson që ta takojë homologun Putin brenda muajit.

Përpjekjet për një marrëveshje për eksportin e grurit po intensifikohen edhe nga Kombet e Bashkuara, pasi mungesa e një ujdie dypalëshe Rusi–Ukrainë mund të sjellë përsëri rritjen e çmimit të këtij drithi në tregjet ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close