
Sot më 19 Gusht 1946 lindi njeriu që do të behej presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton. Klinton ishte anëtar i Partisë Demokratike, ai më parë shërbeu si guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në 1981 dhe përsëri nga viti 1983 deri në 1992, presidenti i 42 shteteve në SHBA nga viti 1993 deri në 2001.
Bill Klinton do të bëhej miku i shqiptarëve dhe si i tillë ai nuk mund të heshte mbi gjenocidin që po kryente Serbia dhe regjimi i Millosheviqit mbi shqiptarër dhe kështu më 24 mars të vitit 1999, uedhëroi të fillojnë sulmet e NATOS ndaj caqeve serbe, shkruan Top24
Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës.
Kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe.
Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen.
Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci.
Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen.
Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë.
Shkurt, nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë.
Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë, ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme.



