LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Tani do të shihet gjithçka qartë, kush dëshiron Europën dhe progresin, e kush dëshiron destabilizimin dhe regresin

Zëvendëskryeministri iparë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi për seancën parlamentare për ndryshimet kushtetuese është shprehur se nuk mund të ketë asnjë alibi, tani do të shihet gjithçka qartë, kush dëshiron Europën dhe progresin, e kush dëshiron destabilizimin dhe regresin. Vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Europian, shkruan Top24

Nga sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon kapitulli vendimtar i rrugëtimit tonë europian dhe se si do të shkruhet ai, kjo varet nga ne, a do të përshpejtojmë hapin për ta bërë realitet integrimin deri në vitin 2030 apo do të mbesim të izoluar në labirintet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë.
Të përzgjedhurit e popullit, deputetët e kësaj përbërje parlamentare kanë në dorë përgjegjësinë e madhe të ardhmërisë europiane, andaj i ftoj që të reflektojnë, të lënë anash agjendat e politikave të dëmshme ditore dhe njëzëri të votojnë për ndryshimet kushtetuese që nuk cenojnë dhe dëmtojnë askënd, përkundrazi përforcojnë themelet e demokracisë së vendit.
Nuk mund të ketë asnjë alibi, tani do të shihet gjithçka qartë, kush dëshiron Europën dhe progresin, e kush dëshiron destabilizimin dhe regresin.
Vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Europian. Me apo pa dikënd ky synim i qytetarëve të vendit do të realizohet, është rrugë e pandalshme, por le të përkujdesemi tani që brezi i ardhshëm të na falënderojë për hapin e duhur në kohën e duhur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close