BotaLajme

Ekspertët e sigurisë: Pas djegies së Kur’anit në Suedi, ekziston rreziku real për sulme terroriste

Dy kryetarët nga radhët e PDK-së që po udhëheqin me komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë kundërshtuar largimin e tyre përmes peticionit. Ata preferojnë arritjen e një marrëveshje me kryeministrin. Ndërkaq, në anën tjetër, për krerët e shtetit peticioni është opsioni favorit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Se duhet të mbahen zgjedhje të reja në veri pas gjithë tensioneve që përcollën veriun, është arritur dakordim. Për të shpallur zgjedhje të reja, janë disa mënyra, mirëpo për Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën, mënyra “më demokratike” është përmes peticionit të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve në listën votuese.

Njëjtë nuk mendojnë kryetarët e dy komunave veriore – Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Ilir Peci në Zveçan. Që të dy janë deklaruar kundër peticionit, si mënyrë për t’i larguar ata nga postet që kanë marrë si rezultat i zgjedhjeve të 23 prillit. Ata preferojnë arritjen e një marrëveshje me Qeverinë.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se hap më i mirë është dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike mes Qeverisë dhe PDK-së.

“Mirëpo, në pyetje se a më mirë është shkarkimi apo dorëheqja vullnetare?. Unë kam deklaruar se më mirë do të ishte dorëheqja vullnetare pas një marrëveshje politike, Qeveri-Partia Demokratike”, tha Zeqiri, duke shtuar se shkarkimi nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk është zgjidhje adekuate.

Ndërkaq dje i pari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se mënyra e peticionit nuk i pëlqen, duke shtuar se ekziston mundësia e marrëveshjes me kryeministrin “për të mirën e qytetarëve”.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close