LajmeMaqedoniShendeti

Mexhiti: Brenda 24 orëve është siguruar ilaçi për EHKK

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti bëri të ditur se pas zbulimit të rastit të parë me EHKK, ka kërkuar që të ofrohet terapia e duhur për trajtimin e pacientëve.

“Brenda 24 orësh është siguruar ilaçi në vendin tonë, pavarësisht se është një terapi shumë e rrallë edhe për vendet që kanë një numër të madh të të infektuarve”, shprehet Mexhiti.

Ai shton se menjëherë pas mbërritjes së ilaçit, u organizua një webinar me OBSH-në dhe kolegë mjekë nga KSIGJF, për të ndarë përvojat rreth trajtimit të pacientëve.

“Kujdesi për pacientët është fokusi ynë kryesorë”, shprehet në fund ministri Mexhiti.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close