LajmeShowbiz

Messi ‘shkakton’ sherr të madh mes tifozëve, grushte dhe shkelma para stadiumit (video)

Që nga mbërritja e Messit, Inter Miami ka fituar katër ndeshje radhazi. Ndikimi i argjentinasit deri më tani në MLS ka qenë shkatërrues: 7 gola në 4 ndeshje.

Fitorja e fundit, falë dopietës së yllit argjentinas, erdhi kundër Dallas në ndeshjen e 1/8 finale të Kupës së Ligës. Klubi i Beckham triumfoi me penallti (5-3).

Një sukses që tërboi disa tifozë kundërshtarë, të cilët u lëshuan jashtë stadiumit kundër atyre që mbanin veshur fanellën e Messit.

Një përleshje e dhunshme shpërtheu jashtë stadiumit, e cila u bë “virale” në rrjetet sociale. Dy burra, njëri i veshur me fanellën e Messit me Argjentinën, shkëmbyen grushta dhe shtytje, duke krijuar skena frike, sikur të ishin në një ring boksi.

Në pamje shfaqet edhe një grua, e cila bllokon një tjetër tifoz, duke e hedhur në tokë. Videoja zgjat disa sekonda, por bën përshtypje me egërsinë e përleshjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close