
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë të dielën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“I jam mirënjohës çdo vendi, çdo udhëheqësi që na ka ndihmuar me sistemet e mbrojtjes ajrore! Këto janë sisteme të fuqishme, shumë efektive… Ata tashmë kanë dhënë rezultate të rëndësishme”, citohet të ketë thënë Zelensky.
Fjalimi i tij erdhi disa orë pasi një valë raketash ruse goditi Ukrainën herët të dielën, duke synuar një bazë të rëndësishme ajrore në perëndim të vendit, raporton telegrafi.
Ndryshe, aleatët perëndimorë i kanë dhuruar Ukrainës një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë bateritë Patriot të prodhuara në SHBA.
Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, raketat interceptore Patriot mund të godasin aeroplanë me lartësi të madhe dhe të mesme, si dhe disa raketa balistike.



