
Gonçalo Ramos do të jetë përforcimi i radhës i Paris Saint-Germainit. Kampionët në fuqi të Francës janë afër kompletimit të transferimit të tij nga Benfica, shkruan Gazeta Express.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë është arritur një marrëveshje verbale prej 80 milionë eurosh, teksa dokumentet janë duke u bërë gati.
Marrëveshja është për huazimin e sulmuesit portugez, duke përfshirë opsionin e detyrim blerjes në vitin e ardhshëm. Kjo për shkak të çështjeve të Fair Play Financiar.
PSG-ja do të paguajë fillimisht 65 milionë euro për transferimin e Ramosit, plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh.
22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme dhe pastaj do të bëhet zyrtarizimi.



