BotaLajme

Milano përgatitet për stuhinë ‘Circe’! Mbyllen tregjet e hapura dhe ndalohet hyrja në zonat e parqeve publike

Ciklonit “Circe” pritet të sjellë stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në shumë pjesë të Italisë, raporton agjencia italiane e lajme ANSA.

Ekspertët thonë se pritet të ketë njnë vjeshtë në mes të verës, ku temperaturat do të bien të paktën me 10 gradë.

Milano është qyteti i parë që merr masa në ardhje të ciklonit. Njoftohet se në qytet është ndaluar hyrja në zonat e gjelbëruara të pa rrethuara. Po ashtu janë mbyllur varrezat dhe tregjet e vendosura poshtë vendeve me pemë të larta të cilat rrezikohet të thyhen nga stuhia.

Mbrojtja Civile ka lëshuar të premten alarmin portokalli për pjesën më të madhe të Lombardisë dhe alarmin e verdhë për Lazio, Umbria, Abruzzo, disa zona të Toscana dhe Emilia-Romagna, Liguria, Veneto, Friuli Venezia Giulia. Provincat autonome të Trentos dhe Bolzanos. Moti i keq me stuhi breshëri dhe erëra të forta do të shtrihet edhe në rajonet qendrore, veçanërisht në Adriatik.

Italia u godit nga një sërë valësh të jashtëzakonshme të nxehti muajin e kaluar si dhe nga valë stuhish shkatërruese. Në mesin e majit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme lanë 15 të vdekur dhe shkaktuan miliarda euro dëme në bujqësi, ekonomi dhe infrastrukturë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e forta, stuhitë me breshër, erërat e forta dhe përmbytjet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close