
Në fshatin qafë të Gostivarit është shënuar sot 110 vjetori i rënies heroike të Sulltanë Qafës, organizuar nga Shoqata Humanitare e fshatit Qafë.
Në manifestimin e rastit ka marë pjesë edhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“I nderuar të marr pjesë në shënimin e 110 vjetorit të rënies heroike të Sulltanë Qafës, organizuar nga Shoqata Humanitare e fshatit Qafë.
Fillimisht vendosëm lule të freskëta në vendprehjen, e pastaj vazhduam me homazhe në shtatoren e saj. Ngjarja u përcoll nga një program i pasur artistik me këngë dhe poezi nga artistë vendas. Gjithashtu, vendosem edhe gurthemelin e Shtëpisë Muze të Sulltanë Qafës”, deklaroi me këtë rast Taravari. Top24



