
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për TV21 tha se personalisht mendon se është koha që ASH të shkojë vetë në zgjedhje. Taravari për ftesën e Izet Mexhitit që t’i bashkohet opozitës tha se bashkëpunimet “nuk bëhen përmes thirrjeve publike, por duke u ulur dhe duke biseduar.”
Në lidhje me: Mexhiti porosi Taravarit nga Gostivari? “Bashkëngjituni, të bëjmë ndryshimin e madh, ta bëjmë fillimin e ri!
“Aleanca për Shqiptarët, mendimi im personal, pa e marrur ende përkrahjen prej organeve partiake, mendoj se është koha që Aleanca për Shqiptarët seriozisht të mendojë të del vetë në zgjedhje, sepse përvojat tona janë të hidhura. Në vitin 2017 ne kur u larguam prej Qeverie dhe nuk kishte 60 deputetë Qeveria, Alternativa hyri në Qeveri, mbas asaj kur e lusnim në vitin 2020 Lëvizjen Besa, më kujtohet në tavolina të njëjta, në të njëjtin lokal uleshin AAA dhe Besa, se nuk mundeshim t’i ulim bashkë, kalojsha prej një tavoline në tavolinë tjetër për t’i bindur se duhet të dalim me lista të përbashkëta dhe po të dilnim në 2020 me lista të përbashkëta, ne së bashku do të kishim 16 apo 17 deputet dhe BDI sot do të ishte histori, po nuk ndodhi, Besa vendosi të shkojë me LSDM-në”, tha mes tjerash Tarvari. Top24



